Pilotët Alexander Albon dhe Guanyu Zhou mund të garojnë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1. Ata u përfshinë tri ditë më parë në një aksident të frikshëm në pistën britanike të Silverstone.
Albon përfundoi në spital për kontrolle, ndërsa makina e Zhou përfundoi kokëposhtë dhe më pas u përplas pas barrierave. Gjithsesi, të dy pilotët janë mirë dhe është konstatuar se ata mund të zbresin në pistë që këtë fundjavë.
Mjekët kanë dhënë “OK”-in e tyre për dy pilotët, që do të testojnë veten në provat e lira ditën e premte.
Aksidenti i Zhou ishte vërtet i frikshëm, pasi njëvendëshja e tij eci dhjetra metra kokëposhtë, por sistemi “halo” i shpëtoi jetën.