Pasi korri fitoren e parë në karrierë në Formula 1 një javë më parë në pistën e Silverstone, piloti spanjoll Carlos Sainz tani s’njeh më limite kërkon t’i vendosë vetes të tjera objektiva. Piloti i Ferrarit synon të tjera fitore këtë sezon dhe shpreson të hyjë në garën për titull.
“Është e vështirë të shpjegosh ato që ke në mendjen tënde në momentin që korr fitoren e parë në Formula 1.
Rikthehemi sërish në pistë këtë javë në Austri dhe nëse ka një gjë që më ka dhënë kjo fitore është uria për një sukses të dytë e kështu me radhë”, tha Sainz.
“Kam dëshirë të provoj sërish të fitoj, duke nisur nga kjo fundjavë. Do të jetë një fundjavë e gjatë dhe me shumë të papritura, pasi ka edhe një garë sprint. Do të jetë një betejë, por unë jam aty, mes më të mirëve, pasi pilotoj një Ferrari pretendent”, tha Sainz.