George Russell ishte pjesë e aksidentit të frikshëm që pësoi piloti i Alfa Romeos, Zhou Guanyu.
Ky i fundit pas kontaktit me britanikun, u përplas dhunshëm me rrethimin e pistës së Silverstone, ndërsa u dërgua në spital për t’u siguruar se gjithçka ishte në rregull.
Ndërkohë, në aksidentin e Zhou, vëmendjen e mori George Russell i cili doli menjëherë nga makina e tij për t’i shkuar në ndihmë kinezit.
“Skuadra e kuptoi veprimin tim, braktisja e makinës ishte një reagim natyral nga ana ime. Ishte flamuri i kuq dhe të shihja një aksident të frikshëm para meje bëri që unë të kisha një veprim të tillë.
Mendova se gara për mua ishte e mbyllur, më rrëmbyen emocionet. Por, më pas kisha edhe frustrim sepse mund të kthehesha në pistë dhe mund të arrija edhe një rezultat të mirë”, u shpreh Russell.