Ka kaluar gjysma e sezonit 2022 në Formula 1 dhe është koha për të bërë disa bilance, që për Ferrari nuk janë shumë pozitive. Edhe pse e nisi mirë këtë sezon, duke fituar dy nga tri garat e para, “kokëkuqja” kaloi një moment krize si pasojë e problemeve që pati në pistë.
Për një moment, makina italiane nuk kishte besueshmëri për shkak të motorit të saj. Për pasojë, Ferrari dhe skuadrat që përdorin motorin e saj, Haas e Alfa Romeo, ndodhen në tri vendet e fundit të renditjes për sa i përket kilometrave të përshkuara në garë.
Ferrari ka përshkuar 1000km më pak se McLaren, që këtë sezon ka patur më pak probleme besueshmërie dhe ka përfunduar shumicën e garave. Gjithsesi, te Ferrari mund të ngushëllohen me faktin që Leclerc është piloti që ka më shumë xhiro në krye të renditjes.
Kilometrat e përshkuara në 11 gara
1-McLaren, 6.367 km
2-Aston Martin, 6.310 km
3-Mercedes, 6.264 km
4-Alpine, 6.095 km
5-Red Bull, 5.970 km
6-Alpha Tauri, 5.840 km
7-Williams, 5.822 km
8-Haas, 5.586 km
9-Alfa Romeo, 5.349 km
10-Ferrari, 5.280 km
Xhiro në krye pas 11 garash
1-Charles Leclerc, 259 xhiro
2-Max Verstappen, 253 xhiro
3-Sergio Perez, 83 xhiro
4-Carlos Sainz, 52 xhiro
5-Lewis Hamilton, 8 xhiro
6-George Russell, 4 xhiro