FIA refuzon shtimin e garave sprint në Formula 1

Formula 1

FIA refuzon shtimin e garave sprint në Formula 1

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:53
FIA refuzon shtimin e garave sprint në Formula 1

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar se edhe sezonin e ardhshëm do të zhvillohen vetëm 3 gara sprint.

Kjo do të thotë se propozimi për të dyfishuar numrin e tyre, pra për organizimin e gjashtë garave, u refuzua. Ekipet ishin kundër kësaj ideje për shkak të kostos së lartë të dëmeve në aksidente dhe buxhetit të kufizuar.

Kjo rrisi u prezantua në Formula 1 në sezonin e kaluar. Eksperimenti ishte i suksesshëm, kështu që garat mbetën pjesë e kalendarit.

Këtë sezon, tashmë janë zhvilluar dy gara sprint, si pjesë e Çmimit të Madh të “Emilia Romagna” dhe Çmimit të madh të Austrisë. Gara e fundit do të zhvillohet në kuadër të Çmimit të Madh të Brazilit, nga data 11 deri më 13 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat