George Russell fiton “pole position” për Çmimin e Madh të Hungarisë, gara e 18-të e Botërorit të Formula 1.
Piloti britanik, që arrin të sigurojë “pole”-n e tij të parë në karrierën, u parapriu dy makinave Ferrarit, me Carlos Sainz që do të startojë përkrah tij në rreshtin e parë dhe Charles Leclerc që do të hapë rreshtin e dytë.
Koha e katërt më e mirë u shënua nga Lando Norris, ndërsa zhgënjeu Red Bull, me Verstappen që starton i 10-ti (për shkak të problemeve me humbjen e fuqisë në Q3) dhe Perez i 11-ti.
Një garë kualifikuese me një fund surprizë nga ana ata që deri më tani nuk kishin arritur të merrnin asnjë një “pole position” në karrierën e tyre. Është një super George Russell, që rrëmben skenën në Hungaroring, me Mercedesin e tij. “Princi” befasoi për disa të mijtat dy makinat Ferrari-t me disa të mijta.