“Çmendet” Skender Potera, vendos tjetër rekord!
Për vetëm 07.944 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave në garën Drag Race III, duke arritur shpejtësinë prej 295 kilometra në orë.
Gogi edhe më parë e mbante rekordin e kësaj piste (08.022), por paraqitja e së dielës ishte thjesht fantastike.
Diçka të tillë ai e pati paralajmëruar edhe dy ditë para garës.