Çlirim Rama me paraqitje fantastike në Gjermani!
Çlirim Rama është paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme në garën Drag Race, e cila të dielën u mbajt në Brilon të Gjermanisë.
Anëtari i Eurogoma RT, pati sukses të shumëfishtë në këtë garë.
Ai doli i pari në klasën 12 sekonda, e theu rekordin evropian për BMW 2.0 dizel, kampion i kategorisë 12 sekonda, arriti rekord të pistës për veturat 2.0 dizel.