Sezoni 2023 më i gjati në histori

Formula 1

Sezoni 2023 më i gjati në histori

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:59
Sezoni 2023 më i gjati në histori

Sezoni 2023 më i gjati në histori, miratohet kalendari i plotë!

Këshilli Botëror i FIA-s ka miratuar kalendarin për sezonin 2023, që do të jetë më i gjati, me plot 24 gara, nga të cilat vetëm 9 do të zhvillohen në kontinentin e vjetër, Europë dhe 8 të tjera në Azi.

Sezoni do të nisë pikërisht në Azi, me Çmimin e Madh të Bahreinit më 5 mars të vitit 2023 dhe do të përfundojë më 26 nëntor po në Azi, por këtë herë me Çimin e Madh të Abu Dhabit, në Arabinë Saudite.

Është përfshirë në kalendar edhe një pistë e re, ajo e Las Vegasit, me Çmimin e Madh të parashikuar pikërisht më 18 nëntor, në javën e parafundit të finales së sezonit, teksa kjo pritet të jetë padyshim një nga garat më të bukura dhe më tërheqëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat