Motori Ducati u shpall kampion bote në MotoGP këtë sezon, duke siguruar matematikisht titullin në garën e Aragon.
Gjithsesi, gara është ende e hapur për titullin kampion për pilotë. Te Ducati strategjia është e qartë, një aleancë mes skuadrave që përdorin këtë motor për të ndihmuar pilotin italian Francesco Bagnaia, i dyti në renditje me 10 pikë pas francezit Fabio Quartararo (Yamaha).
Kjo e bën disi të vështirë pjesën e mbetur të sezonit për Quartararo, që nuk fiton prej 5 garash dhe e sheh veten të pambrojtur nga ky “sulm”. Ndërkohë që, në garë për titullin kampion për pilotë është edhe spanjolli i Aprilia, Aleix Espargaro, që ka 17 pikë më pak se francezi.
“Nuk ka asgjë të sigurt, si për mua ashtu dhe për rivalët e mi. Jam i vetëm në këtë garë, por kam mbështetjen e Yamaha dhe kjo është e rëndësishme.
Për fat të keq, nuk menaxhuam mirë avantazhin dhe tani jemi në një situatë paksa delikate. Jam i vetmuar në këtë garë, por mund t’ia al mbanë”, tha Quartararo.