Titulli i kaluar në Formula 1 i fituar nga Max Verstappen në garën e fundit në Abu Dhabi në dëm të Lewis Hamilton, është vendosur sërish në diskutim.
Së fundmi, ka akuza se RedBull tejkaloi limitin e lejuar të buxhetit për të përmirësuar makinën ndërsa skuadrat e tjera rivale i kërkojnë FIA-s të hetojë mbi këtë çështje.
Një veprim që ka nxehur Max Verstappen i cili iu është kundërpërgjigjur ashpër këtyre akuzave ndërsa thekson se kundërshtarët duhet të heshtin pasi nuk dinë asgjë rreth kësaj çështje.
“Unë e di se nga vijnë këto akuza dhe nuk më shqetësojnë aspak. Por, ajo që më shqetëson është komenti i skuderive rivale. Janë duke folur pa pasur asnjë lloj informacioni dhe diçka e tillë më duket qesharake. Bëjnë mira të mbyllin gojën”, u shpreh Verstappen.
Ndërkohë, nëse akuzat konfirmohen dhe holandezi humbet titullin e parë të karrierës, atëherë kampion do të njihej Lewis Hamilton me pilotin britanik që aktualisht është shprehur se nuk e mendon një skenar të tillë dhe se është krenar për skuderinë e tij që garon sipas të gjitha rregullave.