Portugezi Miguel Oliveira është fituesi i gares kaotike në Moto GP, e cila u zhvillua për Çmimin e Madh të Tajlandës. Garë, e cila u shty për shkak të reshjeve të dendura të shiut, nisi me një orë vonesë.
Dhe në ato 25 xhiro kishte mjaft nxitje edhe pse gara u zhvillua në kushte të vështira, që në fund Oliveira të mbyll garën në vendin e parë.
Për pilotin portugez që ishte më i shpejti në pistën tajlandeze, kjo ishte fitorja e dytë në këtë sezon.
Në vendin e dytë u ndal Xhek Miler, duke lënë pas Françesko Banjajanin në vendin e tretë, ndërsa Fabio Kuartararo, përfundoi garën në pozitën e 17-të.