Gara për Çmimin e Madh të Singaporit është mbyllur me shumë aksidente të regjistruara dhe me shumë se gjashtë pilotë që e mbyllën garën para kohe.
“Red Bull” merr fitoren përsëri, ndonëse Verstappen dështoi, por këtu ishte Serhio Perez.
Piloti meksikan përfundoi në pozitën e parë, duke lënë prapa vetes pilotët e Ferrari, Sharles Leklerk dhe Karlos Sainz, të cilët kompletuan podiumin. Maks Verstapen dhe Luis Hamilton përfunduan në pozitat tetë dhe nëntë, kurse Xhorxh Rasell ishte i fundit nga pilotët që mbeten në pistë deri në fund.
Të tre Hamilton, Verstappen e Rasell patën nga një përplasje me anësoret gjatë garës dhe humbën sekonda të vlefshme.
Lideri i garës, Perez do të hetohet pas garës për shkelje të rregullores gjatë kohës kur makina virtuale e sigurisë ishte aktive, por me 7+ sekonda epërsi, andaj fitoren e ka të sigurt edhe nëse aplikohet ndonjë ndëshkim për të.