Baran Karabeg ka vazhduar të dëshmojë se me të drejtë pritet të jetë potencial i mirë për të ardhmen e Kosovës në automobilizëm.
Ai ka fituar edhe në garën e sotme, në disiplinën karting-sllallom, e cila u mbajt te Salla e Panaireve.
Karabeg u rendit i pari në plasmanin e përgjithshëm, pozita e dytë i takoi Ammar Mitrovicës, ndërsa e treta Gzim Hotit.
Gara e sotme u karakterizua me pjesëmarrje të kënaqshme, ndërsa në organizimin e saj kontribuan edhe dy mysafirët nga Motor Sport UK, Duncan William dhe Paul Victor Sirett.
Megjithëse qëllimi i garës më tepër ishte promovimi i disiplinës karting-sllallom, Baran Karabeg dhe Rea Gashi e shfrytëzuan edhe si një test para pjesëmarrjes në Marsejë të Francës, ku në fund të këtij muaji do ta përfaqësojnë Kosovën.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Mal Kaquri
2.Reis Ghata
3.Alp Ruhani
Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)
1.Gzim Hoti
2.Varis Hoti
3.Loris Rexhepi
4.Leonis Rexhepi
5.Dua Ruhani
6.Dior Rysha
7.Anid Kabashi
8.Agis Kaquri
9.Lis Gjikolli
10.Rion Tytyngjiu
11.Ammar Kovaçi
12.Adriatik Statovci
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)
1.Baran Karabeg
2.Ammar Mitrovica
3.Jon Doda
4.And Zymberi
5.Redon Morina
6.Dren Mariqi
7.Endrit Tytynxhiu
8.Lidra Haxhihasani
9.Rea Gashi
Plasmani i përgjithshëm:
1.Baran Karabeg
2.Ammar Mitrovica
3.Gzim Hoti