Ermira Topalli e ka mbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë në disiplinën e auto sllallomit.
Fituese në klasën e saj, fituese në plasmanin gjeneral, fituese e kupës si garuesja më fair-play, kampione për tri vjet rresht në auto sllallom, që do të thotë edhe fituese e helmetës së artë, përfaqësuesja e Kosovës në garën që mbahet në fund të këtij muaji në Marsejë të Francës.
Anëtarja e AK Ferizajt, ka dominuar në mënyrë absolute në këtë disiplinë
Ermira fitoi edhe në garën e fundit, e cila u mbajt të dielën në Sllatinë, me kohën 01:58.304 minuta.
“Edhe sot ishte një garë e mirë. Jam e kënaqur që vazhdova me fitore dhe përfundova kampionatin në mënyrën më të mirë. Sigurisht që për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë, sepse të gjitha garueset kemi sakrifikuar shumë. Megjithatë, mundi u shpërblye me suksesin e arritur dhe jam e nderuar që do ta përfaqësoj Kosovën në garën që mbahet në Francë“, ka thënë Topalli pas garës.
Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm u rendit Brunilda Tafili e Prishtina RT, ndërsa e treta anëtarja tjetër e AK Ferizajt, Arjeta Rysha.
Në konkurrencën ekipore, në tri pozitat e para u renditën: AK Ferizaj, Prishtina RT dhe AMTKK.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Kadishe Shabani (Opel Corsa – AK Ferizaj)
2.Luljeta Topalli (Skoda – AK Ferizaj)
3.Suanda Jabllanica (Fiat Punto – AMTKK)
Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi)
1.Brunilda Tafili (Fiat Punto – Prishtina RT)
Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf VIII – AK Ferizaj)
Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Arjeta Rysha (BMW – AK Ferizaj)
2.Violeta Nazifi (Passat – AK Ferizaj)
Plasmani gjeneral:
1.Ermira Topalli (Golf VIII – AK Ferizaj)
2.Brunilda Tafili (Fiat Punto – Prishtina RT)
3.Arjeta Rysha (BMW – AK Ferizaj)
Plasmani ekipor:
1.AK Ferizaj 60 pikë
2.Prishtina RT 20 pikë
3.AMTKK 12 pikë