Duket se lajme jo të mira vijnë për djalin e Mikael Shumaker, Mik, i cili vitin e ardhshëm pritet të jetë pa skuadër.
Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Haas dhe Ferrarin, gjermani i talentuar është në kërkim të një skuadre për sezonin e ardhshëm.
Ai përflitej se do të ishte pjesë e Williams, për të zëvendësuar të larguarin, Nikolas Latifi, por shefi i skuadrës angleze duket se ka thënë të kundërtën.
Në prag të Çmimit të Madh të Austin, Jost Kapito është shprehur: “Nëse amerikani Logan Sargen arrin të marrë licencën për të garuar në Formula 1, atëherë ai do të jetë piloti ynë i dytë për vitin 2023”, duke i mbyllur kështu derën Shumakerit.
Skuadrat e tjera të cilave u mungon një pilot nuk janë të interesuara për shërbimet e gjermanit, kështu mundësia e vetme e tij është që të vazhdojë të jetë pjesë e Haas, për të paktën edhe një vit, nëse nuk do të humbasë sezonin e ri.