Rossi rikthehet në pistën e Valencia, bën tifo për nxënësin e tij

Formula 1

Rossi rikthehet në pistën e Valencia, bën tifo për nxënësin e tij

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 12:30
Rossi rikthehet në pistën e Valencia

Në garën e fundit sezonale në MotoGP, që do të zhvillohet pas 10 ditësh në pistën e Valencia, ku do të përcaktohet edhe kampioni i botës për pilotë, do të jetë i pranishëm edhe Valentino Rossi. Ish-piloti italian do të jetë në pistë për të mbështetur patriotin e tij Francesco Bagnaia (Ducati), që kryeson renditjen ndaj francezit Fabio Quartararo.

Bagnaia është një nxënës i 9 herë kampionit të botës, pasi ka dalë nga Akademia e Valentino Rossi.

Madje në kategoritë e vogla (Moto 2 dhe Moto 3) ka garuar pikërisht me skuadrën e Rossi, që ka qenë mentor i tij. dhe në ditën më të rëndësishme të karrierës së tij do të jetë pranë Bagnaia për ta mbështetur.

Duket se Rossi, një legjendë e motoçiklizmit, ka gjetur pasardhësin e tij dhe do t’ia lërë trashëgiminë pikërisht Francesco Bagnaia. Pikërisht në Valencia, një vit më parë, ai zhvilloi garën e tij të fundit në karrierë.

Dhe kjo pistë, mund të bëhet skena ideale për të zyrtarizuar pasardhësin e tij. “Do të jem aty për ta mbështetur. Shpresoj që të shkojë gjithçka mirë dhe të festojmë të gjithë së bashku”, tha Rossi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat