Gara më e rrezikshme e motorsportit në botë sjell lajmin tjetër të trishtuar: Ngasësi i “Sidecar” Olivier Lavorel ka ndërruar jetë, i cili ishte aksidentuar në muajin qershor.
“Gjashtë të vdekur në një ngjarje, ky numër tragjik tregon për garën e rrezikshme dhe të diskutueshme të këtij viti në rrugët e Isle of Man.
Pas katër muaj e gjysmë luftimesh, Olivier Lavorel (35 vjeç) humbi jetën”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
I ndjeri Lavorel ishte së bashku kur u përplas për vdekje Cesar Chanal (33 vjeç) më 4 qershor të këtij viti. Chanal humbi jetën me 4 qershor.