Përpara disa ditësh, Red Bulli u shpall fajtor për tejkalimin e buxhetit vitin e kaluar, me FIA-n që duket se tashmë e ka marrë masën ndëshkuese drejt skuderisë austriake.
7 milionë dollarë gjobë që duhet të paguajë Red Bull, për thyerjen e rregullave, gjë që pritet të ndikojë jo pak te skuadra austriake.
Për sa i përket titullit të vitit të kaluar, që u fitua në mënyrë dramatike nga ana e Vershtapen, do të vazhdojë t’i takojë pilotit holandez.
Ky ishte një veprim i dhënë nga FIA që përpara fillimit të gjyqit, duke i prerë shpresat Hamiltonit, i cili e humbi titullin e tetë kampion vetëm në xhiron e fundit të garës së fundit.