Në prag të garës së fundit sezonale në MotoGP, që zhvillohet ditën e diel në pistën spanjolle të Valencia, ka folur kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo, që garon me Yamaha. Ai është 23 pikë pas kryesuesit
Francesco Bagnaia me Ducati, ndaj është i vetëdijshëm se duhet më shumë se një mrekulli që ai të mbajë kurorën.
“Të fitosh kampionati është shumë e vështirë. Natyrisht që do të jap 100% në pistë, por e di që edhe kjo nuk do të mjaftojë.
Nuk kam ndërmend të stresohem, pasi jo çdo gjë varet nga unë, pasi edhe fitorja nuk bën punë”, tha Quartararo.
Francezi mund të shpallet kampion bote vetëm nëse fiton garën dhe Bagnaia merr 1 ose asnjë pikë. “Kjo është gara e fundit e sezonit dhe dua ta shijoj.
Pista e Valencia është ndryshe nga ajo e garës së fundit në Sepang, një pistë e vështirë. Do të bëjmë maksimumin, me shpresën që të jemi mes më të mirëve”, tha francezi i Yamaha.