Piloti australian Daniel Ricciardo, një nga veteranët e Formula 1, rikthehet te skuadra Red Bull. Ai do të jetë piloti i tretë i makinës kampione të botës për vitin 2023. Lajmi është zyrtarizuar nga Red Bull, që rikthen në radhët e saj pas 4 vitesh Ricciardo.
“Është një kënaqësi të rikthesh Ricciardo në ekipin tonë. Ka mjaft talent dhe përvoja e tij është e rëndësishme për ne”, tha Christian Horner, shefi i Red Bull. Ndërsa vetë piloti sahtoi: “Buzëqeshja ime tregon se sa i lumtur jam për këtë rikthim në familjen time”.
Ndërkohë, piloti i ri gjerman Mick Schumacher, pritet të jetë piloti i tretë i Mercedes.
Lajmin e konfirmoi Toto Wolff, shefi i makinës gjermanr, që tha se djali i 7 herë kampionit të botës është personi i përshtatshëm për këtë detyrë.
“Ne e kemi përzemër Mick, pasi edhe babai i tij ka qenë pjesë e familjes tonë.
Është i ri, inteligjent dhe dy sezonet me Haas e kanë maturuar. Do të jetë e rëndësishme për të ardhmen e tij dhe tonën të punojmë së bashku nëse arrijmë marrëveshjen”, tha Toto Wolff.