Sezoni 2022 në MotoGP regjistroi një nga rikuperimet më të mëdha në historinë e garave të mottoçiklizmit. Italiani Francesco Bagnaia me Ducati arriti të shpallet kampion bote për pilotë, pasi rikuperoi një disavantazgh prej 91 pikësh që kishte në mesin e sezonit ndaj francezit të Yamaha, Fabio Quartararo.
Në një intervistë, ai sqaron disa nga detajet e këtij suksesi, që ai i konsideron si thelbësore në këtë arritje: “Marrëdhënia që kisha me shokun tim të skuadrës bëri diferencën. Në këtë drejtim, mendoj se Miller ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i ngjashëm me mia e mendoj se edhe ai kishte nevojë për mua”.
“Besoj se qetësia që kishim si skuadër në garazh na ndihmoi jashtëzakonisht këtë sezon, sidomos në momentet vendimtare. Ky fakt është çelësi i suksesit, pasi nuk u shpërbëmë asnjëherë.
Në sportin tonë, të kesh një atmosferë pozitive të ndihmon shumë, pasi marrëdhënia që ke me të gjithë mekanikët bën diferencën. Sidomos në momente tensioni”, tha Bagnaia.