Mercedes nuk ka bërë ende publike datën e prezantimit të makinës së re, pasi Toto Wolff dhe i gjithë stafi i tij janë ende duke kryer disa modifikime. Gjithsesi, shefi i makinës gjermane ka dhënë disa detaje në lidhje me njëvendëshen e re që do të pilotojnë britanikët Lewis Hamilton e George Russell këtë vit.
“Në galerinë e erës, makina e këtij viti duket e njëjtë me atë të vitit të kaluar.
Por të gjithë ata që po merren më thonë se makina e sivjetshme është shumë ndryshe. Do të jetë një makinë plot me surpriza”, u shpreh Toto Wolff, që duket i kënaqur nga ndryshimet që do të paraqesë makina e re Mercedes.
Më tej, ais hton: “Është e gjitha një çështje e qarkullimit të ajrit, shpërndarjes së peshës dhe një harte aerodinamike të qëndrueshme. Makina jonë ndryshoi radikalisht në mesin e vitit të kaluar.
Ndryshuam konceptin edhe pse nuk dukej asgjë nga jashtë. Këto modifikime vijuan edhe gjatë dimrit, ndaj do të shihni një Mercedes ndryshe”.