“E kam parë makinën e re Ferrari. Kam muaj që e ndjek nga afër se si do të jetë njëvendëshja e këtij viti dhe kam folur për të edhe me shefin e ri, Vaseur. Gjithsesi, nuk dua të them asgjë konkrete se si do të jetë ajo pa e parë realisht në teste, si ferrarin e ri ashtu dhe makinat e tjera”.
Është kjo deklarata e bërë sot nga piloti spanjoll i “kokëkuqes” Carlos Sainz.
Ai ka frikë se mos përsëritet i njëjti skenar si ai i vitit të kaluar, me Ferrari që dominoi në testet dimërore e më pas në garat e para, por më pas gjithçka u kthye në një makth.
Kohët e fundit është përfolur për një makinë më të shpejtë, me 30 kuaj fuqi më shumë, por Sainz bën të paditurin. “Shpresoj që të jetë një vit më i mbarë për ne dhe të mos përsëriten gabimet e vjetshme.
Më shumë se kaq nuk di të them, pasi ndryshe është të flasësh tani e ndryshe pasi ta shohësh makinën në pistë e ta krahasosh më rivalët”, tha Sainz.