Në një votim të mbyllur, 19 nga 20 pilotët e Formula 1 kanë zgjedhur 10 më të mirët, që sipas tyre kanë bërë paraqitjen më të mirë në pistë vitin e kaluar.
I vetmi që ka bojkotuar këtë votim është 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, që nuk ka preferuar të japë mendimin e tij.
Çdo pilot do të votonte 10 më të mirët, që do të merrnin pikë po njësoj sikurse në garat e Formula 1. Fitues, ashtu sikurse pritej, u shpall Max Verstappen, që mori edhe titullin e dytë kampion bote për pilotë sezonin e kaluar. ai la pas Charles Leclerc me Ferrari, i dyti. Në vendin e tretë, me pikë të barabarta u renditën dy pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton e Goerge Russell.
Më pas, në “top-10” u klasifikuan edhe Lando Norris, Fernando Alonso, Carlos Sainz, Alexander Albon, Sebastian Vettel dhe Sergio Perez. Duket se pilotët kanë neglizhuar disi meksikanin e Red Bull, që edhe pse u rendit i treti në pistë, kolegët e klasifikuan në vendin e dhjetë.