Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rally Dakar 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Një spektator, një tifoz italian, ka ndërruar jetë gjatë etapës së 9-të (Riyadh-Haradh), lajm që është konfirmuar nga organizatorët e këtij eventi.
“Një spektator, që ndodhej pas një dune ka mbetur i plagosur në pistë gjatë garës rally, pasi u godit nga një makinë”, thanë organizatorët e turneut.
Personi, emri i të cilit nuk bëhet ende me dijë, është dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit, por ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit. Goditja e fortë që ka marrë nga impakti ka qenë fatal. Ky është incidenti i parë i rëndë i këtij edicioni të Rally Dakar.