Manchester United në shitje, Hamilton në “pole position”!
Manchester United mund të ndryshojë pronësinë në muajt e ardhshëm.
Glazers kanë nxjerrë klubin në shitje dhe ndër blerësit e mundshëm është edhe kampioni i Formual 1, Lewis Hamilton, në bashkëpunim me mikun e tij Sir Jim Ratcliffe, pronar i kompanisë Ineos, biznes së cilit britaniku i është bashkuar së fundmi.
Në të kaluarën, piloti britanik, së bashku me të njëjtën kompani, kishin tentuar të blinin Chelsea-n, përpara se “blutë” e Londrës të kalonin në pronësi të Todd Boehly.