Valtteri Bottas nuk është shpallur asnjëherë Kampion i Botës në Formula 1 dhe shanset për t’ia dalë, tashmë që bën pjesë në radhët e skuderisë Alfa Romeo janë minimale.
Mirëpo, gjatë karrierës së tij, finlandezi e ka pasur mundësinë për ta fituar titullin duke qenë se për pesë sezone ishte pjesë e Mercedes.
Por, fati i keq i Bottas ishte që në të njëjtën kohë në skuderinë gjermane ishte edhe Lewis Hamilton.
Së fundmi, Bottas theksoi se për të ishte e vështirë të qëndronte nën hijen e britanikut ndërsa shtoi se mendonte gjithnjë për një mënyrë si ta mposhtte Hamilton.
“Unë jam një natyrë shumë kompetitive dhe ishte e vështirë të pranoja dominimin e Hamilton.
Vetëm për një sezon e pranova se Hamilton ishte më i mirë se unë, pasi në pjesën tjetër të kohës mendoja gjithnjë se si ta mundja dhe të fitoja titullin botëror.
Ishte e vështirë për mua sepse doja të fitoja menjëherë, por nuk ndodhi”, u shpreh Bottas.