Nga dita e nesërme, në pistën e Sepang, në Malajzi, do të nisin testet e para dimërore në MotoGP.
Të gjitha pilotët presin të testojnë motorët e rinj, ku ndër më të paduruarit është piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez.
Tetë herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, pas 4 operacionesh në shpatull dhe disa sezonesh në hije, këtë vit synon titullin.
“Gjëja më e rëndësishme në këto teste është të shoh se si kanë punuar te Honda për të përgatitur motorin e ri.
Dua të shoh se në çfarë pike jemi si skuadër dhe ku duhet të përmirësohemi.
Mezi pres të hipi në motor dhe të shoh risitë”, u shpreh Marc Marquez.
“Dimri që kaloi ishte mjaft i mirë për mua, pasi nuk para asnjë shqetësim për herë të parë pas disa vitesh.
Kjo më dha mundësi të stërvitem ashtu si duhet dhe të jem gati për sezonin e ri.
Dua ta nisim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke synuar titullin, për të rivalizuar me Ducati e Yamaha si dikur”, tha Marquez.