Këtë vit, piloti i ri gjerman Mick Schumacher do të jetë rezervë te skuadra e Mercedes.
Një sezon që ai e konsideron si të përkohshëm, pasi synon që të rikthehet vitin tjetër në Formula 1 si pilot titullar.
Këtë gjë Mick Schumacher e ka deklaruar disa herë si objektivin e tij, por sot ka treguar se ka marrë që tani disa oferta e ka patur kontaktet e para.
Në një intervistë për “Bild”, ai sqaron: “Nuk kjo ajo që unë dëshiroja të ndodhte këtë vit, që të isha rezervë, por ndoshta kjo është një botë tjetër që do të më ndihmojë t’i shoh gjërat ndryshe e të përmriësohem si pilot.
Jam në një pozicion komod, ku mund të mësoj shumë këtë sezon edhe ps enuk ka shumë garanci për të ardhmen”.
“Do të kem shanset e mia, pasi disa persona kanë shprehur që tani interisimin e tyre për mua.
Ndaj, diçka po lëviz dhe të shohim se çfarë do të ndodhë muajt në vijim, kur të nisin bisedimet.
Kalendari është i ngjeshur, por do të marr pjesë në ndonjë garë andej-këndej.
Gjatë dimrit kam pilotuar një makinë të Formula 3, do të pilotoj ndonjë makinë kart”, tha Mick Schumacher.