Lewis Hamilton ka përfituar nga testet që po bëjnë veturat e Formula 1 në Bahrein për të parë se si rivalët kanë zhvilluar veturat respektive.
Shtatë herë kampioni i Botës u ndal më gjatë pranë njëvendëshes të Red Bull. Ky gjest i tërhoqi vëmendjen fotoreporterëve, të cilët edhe e ngurtësuan këtë moment.
38-vjeçari është më i motivuar se kurrë këtë sezon që të rikthehet në majë.
Një vit më pari ai dështoi që të fitointe qoftë edhe një Çmim dhe Madh, diçka që nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë.
Rivali i madh për Hamilton edhe këtë sezon pritet të jetë Max Verstappen, i cili një vit më parë u shpall kampion për herë të dytë radhazi.
Gjatë prezantimit të veturës të re të “Mercedes”, Hamilton theksoi se inxhinierët nuk ishin munduar që të kojonin idetë dhe projektet e rivalëve.
“Përveç Ferrari-t shumë vetura të këtij sezoni ngjajnë me Red Bull-in. Por e them me plot gojën se ne nuk jemi prej atyre skuadrave, të cilat kopjojnë të tjerat”, pohoi Hamilton pasi hoqi “vellon” nga “W14”.