Motori italian Ducati duket se do të jetë sërish favorit edhe këtë sezon në MotoGP, siç dhe konfirmuan testet e para zyrtare në pistën e Sepang.
Kampioni i botës në fuqi, italiani Francesco Bagnaia, ka mbetur i kënaqurt nga paraqitja e motorit të tij Ducati: “Jam i kënaqur dhe krenar nga puna që është kryer deri më tani”.
“Kemi bërë disa modifikime që e bëjnë motorin Ducati sërish kompetitiv, duke qenë në të njëjtin nivel si një vit më parë.
Ky ishte objektivi im dhe i skuadrës, por sërish nuk kënaqemi.
Duhet të punojmë për ta bërë motorin sa më shumë të pilotueshëm.
Unë nuk e dorëzoj titullin”, u shpreh Bagnaia.
“Kemi edhe dy teste në Portugali para e të nisë gara e parë.
Në Portimao do të jetë e rëndësishme të gjejmë zgjidhjet e duhura aerodinamike.
Do të simulojmë edhe një “garë sprint”, risia e këtij sezoni, ndaj duhet të provojmë shumë gjëra.
Na pret një sezon i gjatë dhe i vështirë, por ne jemi sërish më të mirët”, tha Bagnaia.