Piloti spanjoll Fernando Alonos me ekipin Aston Martin arriti rezultat të jashtëzakonshëm në garën e parë të sezonit të ri në Formula 1.
Dy herë kampioni i botës në këtë sport pas një beteje të fortë në shtegun e Sakhir në Bahrein arriti që ta marr vendin e tretë në podium.
41 vjeçari dhuroi spektakël duke bërë shumë tejkalime por ajo që ra në sy më shumë ishte dueli dhe më pas tejkalimi ndaj 7 herë kampionit të botës Lewis Hamilton.
“Ky është thjeshtë një rezultat dhe bolid i pa besueshëm të cilin jemi duke e drejtuar për momentin” theksoi Alonso.
Ai shtoi se janë duke e shijuar çdo moment, çdo stërvitje dhe gjithçka duket shumë e bukur për të qenë e vërtet pasi 8 muaj më parë kush do ta mendonte që do të jemi në nivel me Mercerdes-in dhe Ferrarin.
Përndryshe në fundjavë Alonso regjistroi podiumin numër 99 në karrierë në Formula 1.