Lewis Hamilton tregohet i pamëshirshëm nga skuadrës së tij Mercedes. Në një interistë për BBC, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka pranuar se skuadra nuk i ka dëgjuar propozimet e pilotit në lidhje me problemet që ka makina dhe mënyrën se si duhen zgjidhur ato.
“Kam pilotuar shumë makina Mercedes në karrierën time dhe e di mjaft mirë se çfarë i nevojitet dhe çfarë nuk i duhet një makine për të qenë kompetitive. Problemet kryesisht vijnë në kthesa dhe bëhet fjalë për të zbuluar pikat e dobta, duke qenë të gjithë të bashkuar”, tha Hamilton.
“Te Mercedes nuk më kanë dëgjuar kuru kam dhënë mendimin tim dhe tani e pranojnë këtë gjë.
“Nuk të kemi dëgjuar dhe tani kemi mbetur pas”, është fjalia që më kanë thënë së fundi. Kjo është e vërteta, por ky nuk është fundi për skuadrën tonë, përkundrazi”, shton piloti britanik.
“Kemi fituar shumë tituj dhe e dimë se si të ndërtojmë një makinë kampione.
Këtë sezon nuk kemi arritur të jemi në atë nivel që shpresonim, madje edhe vjet, por mund ta përmbysim situatën”, u shpreh Lewis Hamilton, që nuk fiton njkë garë në Formula 1 që prej vitit 2021.