Tërheqja e Charles Leclerc nga gara e parë sezonale në Bahrein ka lënë pasoja te Ferrari i monogaskut.
Shkak i tërheqjes ka qenë çentralina dhe vendosja e një pajisje të re të Ferrari do t’i kushtojë një penalizim me 10 pozicione Leclerc.
Skuadra italiane ka konfirmuar se do të montojnë një të re të njëvendëshja e Leclerc për garën në Jeddas, çentralina e tretë për të këtë sezon.
Në fakt, çentralina e parë pati një problem pas provave të së premtes në Bahrein dhe para garës së të dielës u montua një e re (e dyta).
Të dyja këto çentralina nuk mund të përdoren për garën e Jeddah, në Abu Dhabi pas 4 ditësh, ndaj do të montohet një re, e treta.
Kjo do të sjellë penalizimin me 10 pozicione të Leclerc.
Ferrari ka konfirmuar këtë ndryshim dhe penalizimin e pilotit të saj.