Piloti afrikano-jugor Brad Binder është shpallur mbrëmjen e sotme fitues i “garës sprint” në MotoGP, e vlefshme për Cmimin e madh të Argjentinës.
Kjo është gara e dytë sezonale dhe Binder, që piloton një motor KTM, arriti të triumfojë edhe pse u nis nga vendi i 15-të, pas një beteje të fortë me italiani Marco Bezzecchi.
Ky është pilot i ekipit të Mooney VR46 i Valentino Rossi, që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë bashkë me shokun e tij të skuadrës Luca Marini, që u rendit i treti.
Pra, të dy pilkotët e skuadrës së Rossi u ngjitën në podium pas Binder. Në vendin e katërt u rendit italiani tjetër Franco Morbidelli me Yamaha.
Në vendi e pestë u klasifikua spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini e pas tij kampioni i botës në fuqi, italiani Francesco Bagnaia me Ducati. Vetëm i gjashti spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, ndërsa francezi Fabio Quartararo me Yamaha doli i nënti. Nesër në mbrëmje do të zhvillohet gara e Argjentinës në MotoGP..