Kampionati Botëror i Formula 1, Lewis Hamilton, përfundoi në një finale tronditëse në vitin 2008 me Felipe Massas si humbës i madh i asaj gare, por 15 vjet më vonë, braziliani mund të padisë për titullin kampion bote.
Një pikë e vogël e ndau Felipe Massa nga titulli i kampionatit botëror në fund të sezonit 2008. Leëis Hamilton siguroi vendin e parë nga shtatë kampionatet botërore, por ai mund të detyrohet që ta kthejë atë.
Arsyeja për këtë janë deklaratat e fundit të ish-shefit të Formula 1, Bernie Ecclestone të cilat e nxisin Massa-n të marrë në konsideratë veprimet ligjore në lidhje me vendimin për titullin e asaj kohe.
Dueli mes Masës dhe Hamiltonit në atë sezon ishte jashtëzakonisht i madh dhe që kulmoi më garën në Singapor.
Skandali u shkaktua nga ekipi i Renaultit që provoi për të ndihmuar Fernando Alonson drejt një fitoreje, kur shoku i tij i skuadrës Nelson Piquet jr. Bëri një përplasje të qëllimshme me makinën e tij.
Në një intervistë për “F1-Insider”, 92-vjeçari Ecclestone tregon se si skandali i njohur si “Crashgate” ishte mbuluar në atë kohë. FIA mund të kishte ndërmarrë veprime përpara fundit të sezonit për të anuluar rezultatin e Çmimit të Madh të Singaporit. Por Ecclestone donte të mbronte sportin dhe ta shpëtonte atë nga një skandal i madh. Për këtë arsye ai e bindi Piquet me gjuhë engjëllore të mos fliste në atë kohë, por tani gjithçka pritet të dalk në shesh dhe kjo do të shkaktonte skandal të madh në Formula 1.