Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi “garën sprint” zhvilluar në pistën e Austin, e vlefshme për çmimin e Madh të Amerikës në MotoGP.
Kampioni i botës e dominoi garën, duke u shkëputur ndjeshëm ndaj rivalëve, që mbërritën në finish me më shumë se 2 sekonda vonesë.
Në vendin e dytë u klasifikua piloti spanjoll i Honda, Alex Rins.
Ky është rezultati më i mirë i motorit japonez në dy sezonet e fundit. I treti u rendit spanjolli tjetër Jorge Martin me Ducati Pramac e më pas A.Espargaro me Aprilia e Brad Binder me KTM.
Pra, katër motorë të ndryshëm në pesë vendet e para.
Një tjetër italian, Marco Bezzecchi me skuadrën Mooney VR46 Ducati, kryeson renditjen e përgjithshme të botërorit të Moto GP pas kësaj “gare sprint”.