Në vitin 2016, RedBull vendosi të zëvendësonte pilotin Daniil Kvyat me Max Verstappen.
Rusi në atë kohë kishte zhvilluar katër gara teksa regjistroi edhe një vend të tretë në Çmimin e Madh të Kinës.
Gjithsesi një vend i 15-të në Rusi duket se zhgënjeu së tepërmi RedBullin që e dërgoi më pas tek Toro Rosso, duke i besuar Verstappen.
Tashmë, ish-piloti i RedBull, Kvyat shprehet se është tepër i zhgënjyer nga sjellja e skuderisë austriake në atë kohë. 28-vjeçari thekson se mënyra si e zëvendësuan me holandezin kishte ndjesinë e një thike pas shpine duke ndjerë i tradhëtuar.
“Në atë moment u ndjeva shumë keq, ishte si një thikë pas shpine.
Por, kjo është jeta dhe ndonjëherë të tjerët të godasin pas shpine.
Tashmë, më duket diçka normale, por është e shkuara. Kam një karrierë të mirë në gara dhe një meritë për këtë e ka edhe RedBulli, nuk mund ta mohoj",