Apeli i Ferrari-t në FIA për penalizmin e Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Australisë nuk është pranuar.
Spanjolli, i cili preu i katërti vijën e finishit, u dënua me 5 sekonda nga FIA dhe përfundoi në vendin e 12 duke mos grumbulluar asnjë pikë.
“Ferrari nuk prezantoi asnjë element të ri për të rigjykuar vendimin e marrë nga komisarët e garës”, thuhej në deklaratën zyrtare të FIA-s mbi aksidentin mes Sainz dhe Alonso-s.
Ky episod i kushton shumë skuderisë nga Maranello, e cila në këtë fillim të sezonit është shumë larg objektivëve të vendosur vetëm pak javë më parë.