Dominoi pothuajse gjatë gjithë kohës.
Megjithatë, në xhiron e fundit të garës iu rrezikua pozita e parë në “WSK Championship Cup” që u mbajt në Itali.
Prandaj, piloti me prejardhje nga Kosova, Tiziano Kuznini, në pistën e kartingut u desh ta japë më të mirën prej vetes në shteg.
Ai arriti që të fitojë pozitën e parë pas një xhiroje perfekt që e pati, me ç’rast u shpall edhe kampion i Botës në kategorinë e juniorëve me ekipin e Team Driver.
Ëndrra e 13-vjeçarit është që një ditë të garojë në Formula 1.
Gara e radhës ku do të marrë pjesë Kuznini është përsëri në shtetin e Italisë, e që edhe aty është favoriti kryesor për të ngritur trofeun e radhës.