Është mbajtur sot gara e parë e disiplinës super auto sllallom, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.
Gara u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ndërsa fitues doli Fatos Krasniqi.
Anëtari i AMTKK garoi me Honda Civic dhe pati kohë prej 01:23.516 minuta.
“Jam i kënaqur me rezultatin, me fitoren, organizimin dhe rivalitetin. Ishte gara e parë për sivjet dhe shpresoj të vazhdoj me rezultate të mira edhe në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Krasniqi pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.
Në pozitën e dytë u rendit Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio për 01.859 sekonda ishte më i ngadalshëm se fituesi.
Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Valon Jahën e Prishtina RT. Ai me BMW pati kohën 01:26.010 minuta.
Në konkurrencën ekipore, e para doli Prishtina RT me 50 pikë, e pasuar nga: AMTKK (45), Ferizaj (42), Vjosa (28), Eurogoma RT (14), HCR Gjakova (7.5) dhe Drenica 1 pikë.
Plasmani i përgjithshëm:
1. Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 01:23.516
2. Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +01.859
3.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) +02.494
Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)
1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:27.018
2.Leotrim Rexhepi (Audi A5 – Ferizaj) +01.237
3.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) +02.914
4.Gazmend Kadriu (Golf VI – Vjosa) +05.541
5.Genc Sylaj (BMW – Vjosa) +06.019
6.Arbër Rexhepi (Peugeot 207 – Ferizaj) +09.124
7.Muzafer Beka (Golf IV – Eurogoma RT) +11.280
8.Brunilda Xhura (Mini Cooper – Prishtina RT) +12.414
9.Violeta Nazifi (Golf VI – Ferizaj) +33.392
10.Besnik Morina (Tourag – Drenica) +35.811
11.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) + 48.063
Leotrim Shasivari (Opel Corsa – Vjosa) DNF
Klasa 7 (mbi 1660-2000 ccm – Grupi 2)
1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT) 01:31.824
Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:26.010
2.Pajtim Qupeva (Audi A3- AMTKK) +08.125
3.Hysen Iseni (Golf – Ferizaj) +09.337
4.Vehad Qorrolli (BMW – Vjosa) +09.390
5.Lulzim Pora (AMTKK) +11529.
Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)
1.Dren Mariqi (Yugo – AMTKK) 01:34.360
2.Diellon Kelmendi (Peugeot 106 – Feriza) +04.391
Elldenis Llapashtica (Suzuki Swift – Eurogoma RT) DNF
Klasa 10 (mbi 1400 – 1600 ccm – Grupi 3)
1.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 01:23.516
Klasa 11 (mbi 1600 – 2000 ccm – Grupi 3)
1.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) 01:25.375
2.Bekimm Kadrija (Honda Typer – HCR Gjakova) +01.20.583
Promo
1.Nicusor Marian Fota (N/A) 01:33.044