Gara e parë e disiplinës Drag Race për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm mbahet në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
"Interesimi për pjesëmarrje është i madh, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit.
Me qëllim të shmangies të çfarëdo paqartësie dhe vonesave para fillimit të garës.
FASK njofton të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje që pajisja me licenca bëhet në zyrat e FASK-ut, "Rruga e UÇK-së", kompleksi "Qafa", kati i dytë, deri të premten, nga ora 09:00 - 17:00", njofton FASK: