Max Verstappen u nis nga vendi i nëntë në Çmimin e Madh të SHBA-ve, megjithatë sërish ia doli që ta kalonte i pari vijën e finishit në pistën e Miamit. Holandezi ishte i papërmbajtshëm dhe me njëvendëshen e tij në formën më të mirë të mundshme, nuk hasi rivalë.
Madje, parakaloi lehtësisht edhe RedBullin e shokut të skuadrës Sergio Perez.
Meksikani që në këtë sezon ia ka dalë të fitojë dy gara pretendon se mund ta rivalizojë dy herë Kampionin e Botës dhe në fundin e sezonit mund ta largojë nga froni.
Ambiciet e Perez vërtetohen edhe më shumë pas garës së Miamit teksa piloti numër dy i RedBullit kërkoi nëj investigim nga ana e skuderisë së tij, se pse makina e Verstappen ishte shumë më e shpejt se e tija.
“Verstappen ishte shumë më i shpejtë se unë në pistën e Miamit dhe kjo ishte e dukshme, nuk ka nevojë për shumë fjalë.
Por, unë dua të kuptoj pse Redbulli i tij ishte aq shumë i avantazhuar nga makina ime, duhet të investigojmë.
Është e rëndësishme çfarë mund të përmirësojë pasi në garën e radhës në Imola, duhet që të rikthehem në nivelin më të mirë”, u shpreh Perez.