Për zërave për një shkëmbim, pilotësh mes Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, me 7 herë kampionin e botës që mund të transferohet të Ferrari sezonin e ardhshëm, ditët e fundit janë zbuluar disa detaje të reja. Të dhëna që vijnë nga Amerika, aty ku u zhvillua edhe gara e fundit e Formula 1.
Sipas mediave amerikane, piloti britanik mund të garojë në këtë kontinent vitin tjetër, në dy kategoritë kryesore të automobilizmit në këtë shtet:
Nascar nga njëra anë dhe Indy Car nga ana tjetër. në vitin 2011, Hamilton ka testuar këto makina, kur pilotoi asokohe makinën e Tony Stewart.
“Bëra një shkëmbim makinash me Tony vite më parë dhe ishte argëtuese.
Do të më pëlqente të provoja garat Nascar herët a vonë. Nuk është një ëndërr për mua të garoj në një kampionat tjetër, por jam një admirues i garave në kategoritë e tjera të garave të automobilizmit. Ndaj, kam dëshirë ta provoj”, tha Hamilton.
Ndërsa për garat Indy Car, piloti britanik shton: “Ndonjëherë i shikoj dhe më pëlqen t’i provoj këto makina herët a vonë. Nuk jam një fans i madh, por e adhuroj zhurmën e tyre në pistë.
Gjithsesi, për momentin jam përqendruar në Formula 1 dhe nuk kam ndërmend të largohem kaq shpejt”, tha Hamilton.