Gara e disiplinës malore, e vlefshme edhe për FIA CEZ, që mbahet këtë fundjavë në Kotorr të Malit të Zi është me interes edhe për dashamirët kosovarë të automobilizmit.
Kjo për faktin se pjesëmarrës janë edhe pesë garues tanë.
Në mesin e tyre është edhe Gazmend Demolli, i cili me Radicall SR8 LM synon të arrijë rezultat të mirë.
“Ne jemi gati dhe po presim fillimin e garës.
Jam optimist se do të arrij rezultat të mirë, jo vetëm unë, por edhe gauesit tjerë nga
Kosova”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.
Përveç tij, në Kotorr nga garuesit tanë janë edhe: Ernest Daka, Faton Rama, Ismail Smani dhe Lëndrim Dogani.