Gara e Montakarlo që zhvillohet këtë javë është një shans i mirë për Ferrari për të ndalur hegjemoninë e Red Bull dhe fituar në një pistë ku konsumi i gomave nuk është problem.
Charles Leclerc me “kokëkuqen” ka siguruar dy “pole position” radhazi në dy garat e fundit, por që s’i ka kthyer në fitore.
“Do të garojmë në Montekarlo, në shtëpinë e Charles dhe për të është një garë e veçantë.
Por edhe për ne. Bashkë me Charles e kemi përgatitur këtë garë në detajet më të vogla, për të shfrytëzuar çdo mundësi që na ofron pista”, tha Frederic Vasseur, shefi i Ferrari.