Valon Jaha është fitues i garës në disiplinën auto sllallom, e cila u mbajt në Ferizaj, e dyta për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.
Anëtari i Prishtina Racing Team garoi me BMW dhe deri te fitorja arriti me kohën 02:19.364 minuta.
Pas fitores, Valoni u shpreh i kënaqur, ndonëse tha se synon kohë edhe më të shpejtë. “Jam i kënaqur me fitoren, me pjesëmarrjen dhe me organizimin e garës. Konkurrenca ishte mjaft e fortë, numri i pjesëmarrësve i kënaqshëm dhe për fat të mirë garën e përfunduam para se të fillonte shiu.
Përkundër faktit se dola i pari, besoj që në këtë shteg mund të kem kohë edhe më të mirë”, deklaroi Jaha për faqen zyrtare te FASK-ut.
E, kur bëhet fjalë për kohën më të mirë, Leutrim Rexhepi i AK Ferizajt sot shënoi rekord të shtegut, pasi në vozitjen e dytë pati kohë 02:09.012 minuta.
Pikërisht Rexhepi u rendit në pozitën e dytë në plasmanin e përgjithshëm, ndërsa i treti u rendit Leutrim Bytyçi, po ashtu i AK Ferizaj.
Në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: AK Ferizaj, Prishtina RT dhe AMTKK, të pasuara nga Eurogoma RT, Prizreni D&G dhe Vjosa.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Gjengiz Hajrullahu (AMTKK – Renault Clio) 02:41.170
Klasa 3 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 1)
1.Brunilda Gjura (Prishtina RT - Fiat) 02:55.489
Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)
1.Driton Qerimi (Prishtina RT – BMW) 02:30.163
2.Liridon Xhakli (Ferizaj – Golf VII) 02:37.482
3.Arjeta Rysha (Ferizaj – BMW) 02:39.06
Klasa 6 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)
1.Ardrit Namligjiu (Ferizaj – Citroën) 03:02.781
Klasa 7 (mbi 1600 – 2000 ccm – Grupi 2)
1.Arlind Ramadani (Prishtina RT – Opel Astra) 02:47.636
2.Drilon Krasniqi (Ferizaj – Opel Corsa) 02:51.906
Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)
1.Valon Jaha (Prishtina RT – BMW) 02:19.364
2.Pajtim Qupeva (AMTKK – Audi A3) 02:29.650
3.Ragip Sokoli (Ferizaj – Mini Cooper) 02:41.418
Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)
1.Hysen Iseni (Ferizaj – Peugeot) 02:26.820
2.Dren Mariqi (AMTKK – Yugo) 02:42.810
3.Besart Kamberi (Ferizaj – Yugo) 03:12.537
Klasa 10 (mbi 1400 – 1600 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Bytyçi (Ferizaj – Peugeot) 02:24.558
2.Fatos Krasniqi (AMTKK – Honda) 02:26.632
Klasa 11 (mbi 1600 – 2000 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf III) 02:22.062
2.Faton Rama (Eurogoma RT – Renault Clio) 02:30.244
3.Valdrin Krasniqi (Ferizaj – Opel Astra) 02:49.036
Klasa 12 (mbi 2000 ccm – Grupi 3)
1.Belkim Fazliu (Prizreni D&G – Renault Megane) 02:33.203
Promo
1.Nicu Fota (N/A – Renault Clio) 02:36.872
2.Zlatko Trajanovski (N/A – Citroën) 02:37.560
3.Shpresim Mema (N/A – Mercedes) 02:47.681
Plasmani ekipor:
1.Ferizaj 55 pikë
2.Prishtina RT 50
3.AMTKK 40
4.Eurogoma RT 19
5.Prizreni D&G 10
6.Vjosa 10
Plasmani gjeneral:
1. Valon Jaha (Prishtina RT – BMW) 02:19.364
2. Leutrim Rexhepi (Ferizaj – Golf III) 02:22.062
3. Leutrim Bytyçi (Ferizaj – Peugeot) 02:24.558