Karlos Sainz përveç risjelljes së kujtimeve të fëmijërisë në Çmimin e Madh të shtëpisë së tij, foli edhe për përditësimet e Ferrarit në Montmelo.
“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi.
Është viti im i 9-të këtu dhe kam shumë kujtime të mira.
Më parë vija këtu për Fernando Alonson dhe Majkëll Shumakerin.
Të jesh këtu dhe të luftosh për fitoren apo podiumin për Ferrarin është e veçantë.
Ky është cirkuiti ku kam shënuar më shumë pikë. Kemi një zhvillim të madh të makinës, por koha do të tregojë se ku do të jemi.
Është një drejtim i ri, për ta bërë makinën më të lëvizshme dhe të qëndrueshme. Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë, por ky është hapi i parë për të korrigjuar”, tha Sainz.