Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në fundjavën e ardhshme.
Pas garave të para që janë mbajtur në auto sllallom, karting e drag race, radha është për disiplinën malore.
Më 17 e 18 qershor, në qendër të vëmendjes për garuesit dhe dashamirët e auto sportit do të jetë Kulla.
Shtegu atraktiv i saj (5.6 kilometra) gjithmonë ka qenë tërheqës, jo vetëm për automobilistët tanë, por edhe për ata të rajonit, prandaj kështu pritet të jetë edhe këtë herë.
Auto Klubi Visari-Peja në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) dhe Komunën e Pejës tashmë i kanë nisur përgatitjet dhe janë optimistë se “Kulla 2023” do të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.